Lajme

Gjendet e pa jetë një 35-vjeçare në bregun e liqenit të Fierzës, dyshohet se…

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 18 June 2024

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera