Lajme

Gjenden nëntë mjete shpërthyese në një oborr shtëpie, flet pronari

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 27 August 2024

Në një oborr të një shtëpie në Livadicë të Podujevës janë gjetur nëntë mjete shpërthyese.

Pronari i shtëpisë, Sabit Hasani ka treguar se si hasën në këto nëntë mjete.

Ai tha se derisa ishin duke i zhvilluar gërmime në oborrin e shtëpisë së vet me ane të një bageristi, hasën në mjetet në fjalë.

-Advertisement-

“Ka filluar bageri të punoj nga ora 16:30 të gërmojë, e kam parë nga mbrapa bagerit që ka granata, kam bërtitur që të ndërprehen punimet”.

“I nxorëm për jashtë e thirrëm policinë menjëherë këto janë nga lufta e 99-së, nga ushtria serbe, mendoj se ata i kanë fshehur qëllimisht”, ka thënë Hasani për Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera