Lajme

Gjenden dy personat e humbur në malet e Sharrit

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 12 January 2020

Dy personat të cilët humbën mesditën e së dielës në malet e Lubotenit janë gjetur.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të “Klubi Alpin Prishtina”,shkruan gazeta inFokus.

Në njoftim thuhet se dy personat e humbur janë gjetur dhe se pas pak do të nisen për në Prishtinë.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se janë gjetur dy personat e humbur në malet e Lubotenit. Janë plotësisht në gjendje të mirë dhe pas pak nisemi për Prishtinë. I falënderojmë Policinë e Kosovës, Ekipin e FSK, punonjësit e Pylltarisë së Kaqanikut, si dhe gjithë ata që kontribuuan në këtë kërkim/shpëtim”, thuhet ne njoftimin e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera