Lajme

Gjenden 44 trupa të pajetë të paketuar në 119 çanta

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 15 September 2019

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus në shtetin e Jalisco.

Mbetjet njerëzore u zbuluan jashtë qytetit të Guadalajara dhe ishin fshehur në 119 çanta të zeza.

Mbetjet u zbuluan në fillim të shtatorit, kur banorët e zonës filluan të ankoheshin për erën.

-Advertisement-

Jalisco është zemra e një prej bandave më të dhunshme të drogës në Meksikë dhe kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave të pajetë gjatë këtij viti.

Pjesa më e madhe e trupave u prenë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar ato. Shumë pjesë të trupit ende mbeten të paidentifikuara.

Një organizatë lokale për kërkimin e njerëzve të zhdukur i ka bërë thirrje qeverisë të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në identifikimin.

Ata thonë se departamenti i mjekësisë ligjore është i mbingarkuar dhe nuk ka aftësitë e nevojshme për të përfunduar operacionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera