Lajme

Gjen mijëra euro në rrugë, qytetari i dorëzon në polici

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 10 March 2023

V.Ramadani ka gjetur sot një portofol të mbushur me para.

Ai menjëherë portofolin e gjetur ua ka dorëzuar zyrtarëve policor të cilët ishin në detyrë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë.

Në portofol kishte mijëra euro dhe dokumente personale.

-Advertisement-

Policia menjëherë ka ftuar pronarin që të paraqitet në stacionin policor dhe konform procedurave i është dorëzuar portofoli.

Policia ka çmuar këtë gjest human dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera