Fun & Video

Gjen klonin, të burgosurit i falin lirinë pas 17 vjetëve burg

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 12 June 2017

Një i burgosur amerikan u lirua pas 17 vitesh burg për akuzën e grabitjes të cilën ai thotë se nuk e ka bërë.

Richard Anthony Jones nga Kansas u lirua pasi gjeti kloni i tij dhe dëshmitarët nuk mund të dallonin dot kush ishte njëri dhe kush ishte tjetri, transmeton Klan Kosova.

Gjykatësi tha se nuk kishte evidenca për ta mbajtur atë në burg.

-Advertisement-

Jones gjeti foton e një personi tjetër – i cili ngjasonte më atë madje kishin të njëjtin emër.

Nuk besoj në fat, por besoj se isha i bekuar” thotë Mr Jones. Momentalisht nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj Rikit, “binjakut” të tij i cili edhe ai mohon të ketë kryer krimin.
Dhe ndërkohë që nuk ka prova për klonin gjykatësi thotë se nuk ka prova të arsyeshme për të dënuar Jones.

Jones ishte dënuar për 19 vjet burg për grabitjen e ndodhur në 1999.

“Të gjitha apelimet e mia hidheshin poshtë” tha ai.

Por në 2015 nis kërkimet për Rikin. Jones ishte dënuar mbështetur tek prova kryesore që ishin dëshmitarët okularë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera