Lajme

Gjejlone Haradinaj rrëfen momentin e dhimbshëm: Kështu më komplimentoi Nasimi kur më pa flokë nga kimioterapia

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 06 October 2022

Gjejlone Haradinaj, besoi dhe ia doli që ta fitojë betejën me sëmundjen e kancerit në gji.

Përveç dhimbjeve të shumta që ia shkaktonte sëmundja, ajo e pati të vështirë për çdo gjë.

Një javë para se ta kuptonte që vuan nga kanceri në gji, motra i vdiq pikërisht nga kjo sëmundje.

-Advertisement-

Por edhe më të vështirë e bënte situata kur të gjitha lajmet e vështira i ndante me fëmijët, pasi që bashkëshorti i saj Nasim Haradinaj tashmë ndodhej në Hagë pas arrestimit

Po ashtu 61-vjeçarja, gjatë kësaj interviste dhënë për T7, tha se për vajzën e saj ka qenë shumë e vështirë ta shoh në fillim pa flokë, për shkak të sëmundjes.

Ndër të tjera, tregoi edhe reagimin e parë të bashkëshortit të saj kur e pa përmes kamerës.

“Kur m’ka pa Nasimi për herë të parë pa flokë, m’tha uh sa bukur mbajë gjithë qashtu”, tha Haradinaj.

Për ta parë rrëfimin e plotë dhënë për gazetarën Syzana Hajradini, klikoni në video.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera