Auto&Tech

Gjatë Superbowlit mund të fitoni Mercedesin me çmim fillestar prej 45 mijë eurove (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 05 February 2018

Për fat të keq, po që se luani lojën shpërblyese, nuk mund ta përcillni lojën e futbollit amerikan që zhvillohet të dielën.

Mundësitë për të fituar një veturë të re luksoze janë të vogla, aq më pak një Mercedes-AMG C43 Coupe, transmeton Telegrafi.

Por, Mercedes u ka dhënë të gjithëve mundësinë, që gjatë Superbowlit të mund të fitojnë këtë veturë që ka çmim fillestar prej 45 mijë eurove.

-Advertisement-

Përmes regjistrimit në Lastfanstanding.com, mund të bëheni pjesë e lojës, ku duhet të mbani gishtin në modelin virtual, që lëvizë gjatë tërë kohës nëpër ekran. Ai që mbetet i fundit që ende e ka gishtin mbi veturë, do të bëhet menjëherë fitues.

Me anë të kësaj platforme, mund t’i ftoni edhe shokët të bëhen pjesë e mundësisë së fitimit, ndërsa vështirë se mund ta shikoni sa duhet takimin, që është një ndër aktivitetet më të rëndësishme sportive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera