Gjatë javës në Kosovë: Përmbledhje e zhvillimeve kryesore në shtatë ditë (Video)
Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 30 April 2017
Java filloi me shqetësimin e Odës së Avokatëve të Kosovës lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka pezulluar rregulloren e nxjerrë nga OEK-u, për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare. Kreu i OAK-ut shtoi se këtë rregullore e kanë kundërshtuar një numër i vogël i avokatëve, të cilët kanë bërë ankesë në institucione të ndryshme për pezullimin e kësaj rregulloreje.
Të martën u publikua një sondazh nga KDI-i, sipas së cilit qytetarët e Kosovës nuk besojnë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë në shuarjen e strukturave paralele dhe shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në tërë territorin e Kosovës. Ndërsa, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sipas qytetarëve do të ndikojë në përkeqësimin e raporteve ndëretnike.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët deklarimet e presidentit e tij për bashkim kombëtar i kanë quajtur kërcënim për BE-në, ka thënë të mërkurën se kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij. Ndërsa, deklaratat e zyrtarëve të BE-së i quajti bajate dhe të gërditshme. Thaçi foli edhe për mundësin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, ku tha se kjo mbetet në vullnetin e partive politike.
Po në të njëjtën ditë, Marti Ahtisari porositi politikanët kosovarë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdohet pa humbur kohë dhe se ai nuk duhet shpërfillur. Kurse, dita e enjte, ishte ditë feste në Kosovë. Kjo pasi Gjykata në Francë morri vendim për lirimin e Ramush Haradinajt.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pasdite arriti në Aeroportin e Prishtinës, ku tha se asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd.
Ai në mbrëmje iu drejtua edhe qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Të premten, Qeveria miratoi vendimin për themelimin e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj vazhdoi edhe të shtunë deklaratat kundër demarkacionit me Malin e Zi. Për demarkacioni fol edhe kryeministri Isa Mustafa.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...