Lajme

Gjashtë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, njeriut që vuajti shumë për kauzën kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 26 July 2024

Sot bëhen gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur.

Veprimtarit të çështjes kombëtare, frymëmarrja iu ndalë në moshën 82-vjeçare.

“Mandela” i Kosovës, lindi më 26 shkurt 1936, në Prishtinë, ndërsa me prejardhje është nga Lupqi i Podujevës.

-Advertisement-

Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Pasi u lirua Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990-1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Ai me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia kombëtare.

Demaçi ka shkruar romanin “Gjarpinjtë e Gjakut”, i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.

Pasditen e 26 korrikut 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera