Lajme

Gjashtë raste të shkaktimit të rreziqeve nga plumbat qorr dhe bredharak në tre ditët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 02 January 2022

Janë raportuar gjashtë raste të shkaktimit të rreziqeve nga plumbat qorr dhe bredharak gjatë tre ditëve te fundit.

Në ditën e parë të vitit një burrë në Podujevë derisa ishte në terrasën e shtëpisë është goditur nga nja plumb bredharak dhe ka pësuar lëndime trupore, transmeton Klankosova.tv.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

E në po të njëjtën ditë në këtë qytet një burri i është dëmtuar xhami i veturës, siç thuhet në raport, me vlerë 150 euro.

“Prishtinë 31.12.2021-23:55. Raportohet se një plumb qorr ka godit një veturë duke depërtuar në brendi. Nuk raportohet për të lënduar. Forenzika në veturë ka gjet dhe konfiskuar një predhë të AK-47.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kurse një të mituri në Prishtinë i është dëmtuar xhaketa nga një plumb qorr, mirëpo nuk është lënduar.

“Prishtinë 30.12.2021-01.01.2022-22:30-09:00.Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij . Predha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar, rasti vazhdon të hetohet.”

Ndërsa një burri në Prizren i është dëmtuar vetura nga një plumb, që sipas tij, ka ardhur nga një drejtim i panjohur.

Ndryshe, plumbi qorr gjuhet për tjetër qëllim e përfundon në vend të padëshiruar, kurse ai dredharak pengohet në një vend të fortë, si bie fjala, në ndonjë metal ose guri edhe ndërron kahje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera