Gjashtë muaj burg me kusht për personin që kërcënoi Ramiz Lladrovcin
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 24 January 2020
Në të njëjtën ditë të ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, të akuzuarin Remzi Gërguri, pasi ai e ka pranuar fajësinë se e kishte kanosur kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Gjatë së premtes, është mbajtur seanca fillestare, pas së cilës është shpallur edhe aktgjykimi, pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi i çështjes, Shefqet Baleci, të akuzuarit Gërguri, i është shqiptuar dënim i kushtëzuar prej gjashtë muajsh burgim, me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues.
Sipas tij, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale.
Ndaj tij, gjithashtu është shqiptuar edhe urdhri për përmbushjen e detyrimit për të hequr dorë nga kontakti me të dëmtuarin Ramiz Lladrovci, ku për këtë detyrim i është caktuar kohëzgjatja prej një viti.
Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil, për realizimin e kërkesës pasurore juridike
Ndryshe, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Musa Mehaj, i akuzuari ka deklaruar se e pranon fajësinë, duke thënë se mesazhin që ia kishte shkruar Lladrovcit, e kishte bërë në mënyrë shoqërore, pasi sipas tij, me të kishin qenë edhe bashkëluftëtar.
Ai ka shprehur keqardhje për rastin, duke premtuar se më nuk do të kryej vepra të tilla penale.
Me pranimin e fajësisë është pajtuar prokurori Mehaj, si dhe avokati i tij mbrojtës sipas autorizimit, Gafurr Elshani.
Ndërkaq, gjykata e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, pasi që ai ka qenë në ndalim nga 22 janari 2020.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 24 janar 2020, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Remzi Gërguri, të cilin e ka ngarkuar me veprën penale “Kanosje”, nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1.
Sipas aktakuzës, më 22 janar 2020, rreth orës 15:30, i pandehuri përmes një mesazhi nga telefoni i tij, e ka kanosur seriozisht kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në telefonin e tij.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri ka vepruar në atë mënyrë që fillimisht duke shprehur pakënaqësi lidhur me mos punësimin e tij si mësimdhënës, i kishte kërkuar të dëmtuarit që të anulonte një konkurs të brendshëm, që është hapur nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe më pas ka vazhduar duke i dërguar SMS me fjalët “Unë po lidhna për fjalë, nëse nuk shkoj unë këtu, ka me shku gjaku deri në gu, nuk mundem me përbi këtë padrejtësi”.
Me këto veprime, ai akuzohet se tek i dëmtuari ka shkaktuar shqetësim të madhe, ankth, frikë dhe pasiguri për jetë.
Të tjera
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...