Sport

Gjashtë lojtarët e nominuar për çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Ligën Premier, mungon ylli i madh

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 20 April 2019

Federata Angleze e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të nominuar në garë për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Ligën Premier.

Tashmë dihen emrat e kandidatëve për të zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Ligën Premier.

Nga City të nominuar janë Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Bernardo Silva, nga Reds vijnë Sadio Mane dhe Virgil Van Dijk, ndërsa nga Chelsea, Eden Hazard.

-Advertisement-

Befasia më e madhe e kësaj liste është mos-përfshirja e Mohamed Salah, i cili vitin e kaluar fitoi këtë çmim.

Ndryshe, lojtari i vitit do të shpallet më 28 prill, në ceremoninë vjetore të PFA në Londër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera