Sport

Gjashtë humbje radhazi nga Bayerni, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 23 October 2024

Barcelona nuk ka fituar plot nëntë vjet ndaj Bayernit të Mynihut.

Hera e fundit kur katalunasit triumfuan në një ndeshje kundër bavarezëve, ishte viti 2015, kur në stadiumin “Camp Nou”, dy golat e argjentinasit Lionel Messit dhe një i brazilianit Neymar Jr, determinonin rezultatin 3-0, njofton Klankosova.tv.

Nga ajo kohë, skuadra më e trofeshme e Gjermanisë e “shkeli” ku e zuri Barçën, madje këta të fundit nuk kanë arritur as gol t’i shënojnë 33 herë kampionit të Bundesligas në katër duelet e fundit.

-Advertisement-

Në vitin 2022, Bayern triumfoi 0-3 në Spanjë dhe 2-0 në Mynih, kurse një vit më herët e “çmontoi” dy herë nga 3-0.

Para këtyre përballjeve, në edicionin e mbajtur gjatë situatës pandemike, “Blaugrana” u deklasua 8-2 në stadiumin “Estádio da Luz” të Lisbonës.

Që nga ballafaqimi i parë në histori për këto dy skuadra e deri para ndeshjes së sotme, Bayern e Barcelona janë takuar 17 herë. Plot 12 fitore regjistrojnë gjermanët, dy herë janë ndarë në barazim, kurse veç 3 fitore ka shënuar ekipi nga Katalonia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera