Gjashtë gjërat që nuk duhet t’i bëni kur ai ju tradhton
Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 19 August 2017
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një puthje, “one night stand” apo një lidhje paralele që ka zgjatur me muaj të tërë, të tradhtohesh është e dhimbshme.
Por kjo s’do të thotë që lidhja juaj nuk ia vlen të shpëtohet. Edhe pse familjarë dhe miq do t’iu thonë të hiqni dorë, vendimi përfundimtar ju takon vetëm juve.
“Monogamia nuk është e thjeshtë, madje për disa njerëz është pak më e vështirë, por shumë çifte me të cilët kam patur mundësinë të punoj, kanë zhvilluar një lidhje më të fortë pas tradhtisë.”- pohon terapistja e çifteve Irina Firstein për ‘Cosmopolitan’.
Nëse ndodheni në një situatë të ngjashme dhe kërkoni të rindërtoni marrëdhënien me partnerin tuaj, ja cilat janë 6 sjellje që duhet t’i shmangni.
Mos e injoro tradhtinë
Mos u sillni sikur asgjë nuk ka ndodhur, në të kundërt nuk do të mund të zbuloni problemet që qëndrojnë në thelb të lidhjes tuaj dhe që e kanë çuar partnerin drejt tradhtisë. “Ka sigurisht raste kur njerëzit tradhtojnë vetëm për seks, por në pjesën më të madhe, tradhtia vjen si përpjekje e partnerit për të nxjerrë në pah problemet e lidhjes.”-shpjegon Firstein, shkruan anabel. Duke u përpjekur t’i kuptoni këto probleme, gjasat që një tradhti tjetër të ndodhë janë shumë të pakta. Gjërat nuk duhet të kthehen si më parë, punoni për të krijuar një marrëdhënie të re, të fortë dhe përmbushëse për të dy.
Mos fajëso veten
Nuk është faji yt pse partneri nuk diti të komunikojë nevojat e tij. Nuk je përgjegjëse, nuk e ke ‘merituar’ diçka të tillë, por kjo s’do të thotë që nuk duhet të përpiqesh më.
Mos merr hak
Mund të të bëjë të ndihesh më mirë për momentin, por nuk do të zgjidhë asgjë. Gjithçka që duhet të bëni është të bashkëpunoni që të jeni sërish ‘në të njëjtën faqe’.
Mos përmendni tradhtinë për të fituar argumentet
Fakti që ai ju ka tradhtuar, nuk ju jep të drejtë ta përdorni si kartë për të dalë nga debatet. “Epo të paktën unë nuk të kam tradhtuar!” në fund të çdo fjalie, nuk do të zgjidhte asgjë.
Mos e përshpejto ‘procesin e shërimit’
Merr të gjithë kohën që të duhet për ta përtypur atë që ka ndodhur dhe bëja të ditur partnerit tënd. Do të bëni shumë pyetje dhe është normale, do të dëgjoni të njëjtat përgjigje disa herë, por kjo është e gjitha pjesë e procesit të shërimit. Nëse partneri juaj lodhet nga kjo situatë, atëherë mbase ka ardhur koha t’i jepni fund.
Mos u largoni nga ndihma e profesionistëve
Shumë çifte i drejtohen terapistëve pasi ka ndodhur ‘gjëma’, kur fare mirë mund ta parandalonin duke shkuar rregullisht tek një specialist. “Mund të jetë e frikshme të analizosh lidhjen tënde përballë partnerit, por një terapist mund t’ju ndihmojë të gjeni gjuhën e përbashkët. Mos kini frikë t’i drejtoheni një profesionisti, ata kanë parë dhe dëgjuar gjithçka,” përfundoi Firstein.
Të tjera
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...