Gjakovë, policia konfiskon mbi 35 kg marihuanë dhe arreston një të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus
23:44 | 30 June 2023
Policia e Kosovës, sot në orët e mbrëmjes, ka zhvilluar një operacion antidrogë në një fshat të Gjakovës, me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar mbi 35 kg lëndë narkotike të llojit marihanë dhe ka arrestuar një të dyshuar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Gjakovës, ka zhvilluar një hetim rreth tre-mujorë (operacioni i koduar ‘Mali’), ndaj një të dyshuari për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”.
“Sot, më 30.06.2023, në orët e mbrëmjes, policia ka realizuar një plan taktik, ku njësive të anti-drogës u kanë ofruar mbështetje edhe njësi tjera policore të Gjakovës. Operacioni policor është zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë, nga të cilat edhe është pranuar urdhri për kontroll në një lokacion në një fshat të Gjakovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, “gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit J.B., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një veturë e dëshmi tjera relevante për rastin. Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”.
“Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, njofton Policia.

Të tjera
-
Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkak shënimi i Vidovdanit
Serbët janë mbledhur në Gazimestan, në periferi të Prishtinës për të fes...
-
Aksident në Kopiliq të Skenderajt, raportohet për nëntë persona të lënduar – ndër ta edhe një fëmijë
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Kopiliq të Poshtëm të Sken...
-
PDK flet para takimit me Kurtin – ja çfarë do të diskutohet
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot nga ora 16:00 do të presë në takim ...
-
Policia “blindon” Graçanicën për shkak të Vidovdanit – s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër – e pranishme edhe Njësia Speciale
Që nga mëngjesi, në oborrin e manastirit të Graçanicës janë mbledhur dhjetëra...
-
Votimi “tinëzar”, Gruda citon Gjykatën: Kryesuesi i seancës s’ka autorizim me ndërru rendin e ditës
Deputeti i betuar i PDK-së, Përparim Gruda në një konferencë të thirrur për m...
-
PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, rreth sqarimit ...
-
Arrestohet një serb në festën e Vidovdanit, nuk iu bind urdhërave të Policisë
Është arrestuar një serb në Gazimestan. A nuk i është binur urdhërave të P...
-
Serbët nisin kremtimet e Vidovdanit
Grupe serbësh janë drejtuar për në Graçanicë për të nisur festimet e atij që ...
-
‘‘Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan’’ – Kur ajri kushton…
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes ...
-
“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë
Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqipta...
-
Situata e zja*rreve në Shqipëri – këto zona konsiderohen me nivel rreziku të lartë
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve t...
-
Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periud...