Lajme

Gjakovari u lirua sot nga burgu, shtyhet gjykimi për vjedhjen e një biçiklete

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 24 November 2021

Për shkak se Policia nuk ka mundur ta zbatojë urdhëresën për sjelljen me detyrim të të akuzuarit për vjedhjen e një biçiklete, P.K, ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të mërkurën në Gjyktën Themelore në Gjakovë.

Gjykatësja Ilirjana Hoti tha se ndaj të akuzuarit kishte lëshuar urdhëresë për sjelle me detyrim, mirëpo nga Stacioni Policor është njoftuar se i akuzuari është arrestuar para dy javësh dhe është dërguar në vuajtje të dënimit sipas një urdhëresë të Gjykatës në Pejë.

Tutje sipas saj, konstatohet se policia është njoftuar se i akuzuari e ka përfunduar sot vuajtjen e dënimit dhe është liruar.

-Advertisement-

Në këto rrethana, kjo seancë është shtyrë për 15 dhjetor 2021, ku i akuzuari Krasniqi do të ftohet në mënyrë të rregullt.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se P.K më 27 qershor të këtij viti, rreth orës 20:30, në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ia ka marrë sendin e luajtshëm, përkatësisht biçikletën të dëmtuarit M.Ll.

Tutje sipas aktakuzës, ai vjedhjen e ka kryer në atë mënyrë që duke shfrytëzuar momentin e volitshëm derisa i dëmtuari e kishte lënë biçikletën para banesës së tij të tipit “Shimano”, në vlerë prej 120 euro, i akuzuari e merr dhe më pas largohet dhe e dërgon në shtëpinë e tij me qëllim të shitjes, ndërsa më 1 korrik 2021, i akuzuari këtë biçiklete e dorëzon në polici dhe e njëjta i kthehet të dëmtuarit.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 313 paragrafi 1 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera