Sport

Giroud drejt largimit nga Chelsea, e konfirmon Lampard

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 21 Tetor 2019

Aventura e Olivier Giroud te Chelsea duket drejt fundit. Pas ankesave të lojtarit që nuk është i lumtur sepse nuk luan rregullisht është trajneri Lampard që përforcon fjalët e lojtarit francez duke thënë se sulmuesi ka të drejtë të shikojë të ardhmen e tij në merkaton e dimrit.

Edhe pse ai dëshiron që Giroud të qëndrojë sepse e vlerëson për profesionalizmin e tij, Lampard e pranoi se në janar mund të ndodhë gjithçka. Giroud është në vitin e fundit të kontratës dhe ofertat nga skuadra të mëdha nuk mungojnë për të nga shtete si Franca, Spanja dhe Italia.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy