Rozë

Gigi Hadid në Kosovë? (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 21 July 2017

Kur flitet për këngëtaret shqiptare, për paraqitjet e tyre në projekte të ndryshme muzikore apo edhe ndonjë foto-sesion, gjithmonë përkrah tyre qëndron një ndër grimeret më të njohura. Ajo është Sellma Kasumoviq, e cila me punën e saj ka arritur të bëjë famë, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Videot tutoriale, të cilat ajo i poston në Instagram, kanë nxitur konkurrencë mes saj dhe make-up artistëve të huaj.

Ajo së fundmi ka grimuar një vajzë që e ka bërë të ngjasojë me modelën e njohur Gigi Hadid.

Më pas Sellma, e ka publikuar foton e vajzës në ‘Instagram’ ku ka marrë qindra komente, duke i uruar kështu për punën e mrekullueshme që bën.

-Advertisement-

Rikujtojmë se grimerja, prej vitesh njihet si bashkëpunëtorja më besnike e artisteve shqiptare si Era Istrefi, Elvana Gjata, Genta Ismajli, Enca Haxhia, e shumë e shumë emrave të tjerë të ekranit.

Më poshtë mund ta gjeni fotografinë e vajzës  e cila po komentohet shumë nëpër rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera