Sport

Giggs zbulon një veprim skandaloz të Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 22 December 2017

Ryan Giggs ka zbuluar një veprim skandaloz të Manchester United.

Legjenda e ‘Djajve të Kuq’ ka thënë publikisht se ai kishte vëzhguar Gabirel Jesusin për tri vite me radhë para se të transferohej te Manchester City dhe Mbappe për një vit, para se të bënte famë te Monaco.

-Advertisement-

“E kam shikuar për tri vite më radhë Gabirel Jesusin dhe për një vit Kylian Mbappen me skautët e Manchester United dhe isha i bindur se do t’i transferonim”, ka thënë Giggs, përcjell ORAinfo.

“Kur erdhi momenti, bordi i klubit refuzoi t’i transferonte për 5 milionë funte, madje edhe refuzoi edhe t’i huazonte, ndërsa sot ju mund të shikoni se çfarë janë duke bërë te ekipet e tyre dhe sa është vlera e tyre tani”, ka shtuar legjenda uellisane./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera