Sport

Giggs bëhet trajner në Premierligë?

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 24 October 2017

Ryan Giggs, ish ylli i Manchester Unitedit, mund të bëhet trajneri i një skuadre në Premierligë.

Everton dhe Leicester City kanë mbetur pa trajner pasi Ronald Koeman dhe Craig Shakespeare janë shkarkuar nga detyra pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

I interesuar për ta marrë drejtimin e  njërit prej këtyre ekipeve është edhe legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs.

-Advertisement-

“Unë jam i interesuar që ta drejtoj njërin nga këto ekipe. Megjithatë, ka shumë trajnerë që do të jenë të interesuar për këto pozita”, ka deklaruar Giggs për Sky Sports.

“Unë kam thënë se do të jem i hapur për klubet që ndajnë ambiciet e mia”, ka thënë Giggs, i cili ka qenë ndihmës trajner i Louis Van Gaalit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera