Gianluca Vialli trondit me rrëfimin e tij
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 26 November 2018
Gianluca Vialli, ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Juventusit, ndër të tjera, ka treguar për “Il Corriere della Sera” betejën e gjatë kundër sëmundjes, që e goditi dhe përmendet në librin e tij “Golat: 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të rëndësishme.”
E nis nga beteja e tij për të mposhtur kancerin: “E dija që ishte e vështirë t’ua tregoje të tjerëve, familjes sime. Nuk do të doja kurrë të lëndoja personat që të duan: prindërit e mi, vëllezërit e mi, motrën time, bashkëshorten time Cathryn dhe vajzat tona, Olivia dhe Sofia. Ndihesh i turpëruar, sikur ajo që të ka ndodhur ishte faji yt. Të tjerët nuk dinin asgjë, pastaj vendosa ta tregoj historinë time dhe ta hedh në libër”.
Pas disa muajve kimio dhe radioterapi, gjërat për ish-sulmuesin e njohur italian ndryshuan në kahun pozitiv: “Sikur të jetoja pa të! E kam konsideruar një fazë të jetës sime, që duhet ta jetoja me kurajë dhe nga e cila mëson diçka. Nisa ta shkruaja librin për të ndihmuar njerëzit, që të gjejnë rrugën e duhur. Kam mbledhur disa fraza motivuese, duke i ndërthurur me histori të mëdha sportive, që të ndihmojnë të kuptosh. Sepse citimet nuk funksionojnë nëse ti nuk funksionon”.
Libri u shkrua dhe përfundua paralelisht, pas muajsh të tërë trajtim për mposhtjen e sëmundjes së rëndë. Vialli sqaron si ndihet tani: “Tani ndihem mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe tani jam kafshë nga fiziku, por nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë ndeshja… Shpresoj që historia ime të shërbejë për të frymëzuar personat që gjenden në udhëkryq të jetës. Gjatë kurës, në mur spikaste një thënie e veçantë: Ne jemi produkt i mendimeve tona. E rëndësishme nuk është të fitosh, por të kesh mentalitet fituesi. Shpresoj që të dalë dikush e të më thotë: ishte edhe merita jote, që nuk hoqa dorë”.
Bota e Viallit është pa dyshim futbolli: “Cremonese është ekipi im i preferuar, por si fëmijë kam qenë tifoz me Interin. Duke luajtur për Juventusin ishte nder dhe përgjegjësi. Lippi? Ka qenë Mesia ime. Në intervistën e parë i thashë atij se dëshiroja të largohesha nga Juventusi. Ai m’u përgjigj: Tani që kam ardhur, kam nevojë për ju”.
Të tjera
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...