Lajme

Gëzim Kelmendi fton qytetarët t’i japin para partisë së tij

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 20 December 2019

Partia Fjala nuk arriti që të kaloj pragun 5% e të hyj në Kuvend.

E tash afër tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, partia e Gëzim Kelmendit ka një kërkesë për qytetarët e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

T’i japin mbështetje në formë financiare.

-Advertisement-

Kësisoj, kjo parti ka shkruar në profilin e saj në Facebook, kërkesën duke ia bashkangjitur edhe xhirollogarinë, duke thënë që tani partia ka nevojë, shkruan gazeta inFokus.

“Kontribuo për Partinë FJALA Të nderuar mbështetës të Partisë FJALA, Këto janë numrat e xhirollogarisë tonë ku mirëpresim mbështetjen nga ana juaj që Partia FJALA të rrugëtojë me sukses në skenën politike. Ne kemi nevojë për ju. Ne nuk marrim asnjë cent nga buxheti i Kosovës andaj presim kontibutin tuaj”.

“Të gjithë donatorët që shprehin vullnetin ta ndihmojnë subjektin tonë ju njoftojmë se ky është numri i xhirollogarisë: Banka Ekonomike

Açount No: IBAN (XK05) 140 1000000796743

SWIFT (BIC) CODE: EKOMXKPRXXX”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera