Getta Beqa përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të Fitnessit në Pekin

Autori: Gazeta inFokus
16:51 | 15 November 2018
Atletja dhe kampionja botërore e Fitnessit Getta Beqa, ka udhëtuar për ne Pekin të Kinës, ku do ta përfaqësoj Kosovën, në Kampionatin Botëror të Fitnessit, i cili do të mbahet me 17-19 nëntor.
Ajo do të garoj në kategorinë “Wellnes Fitness”, ku synon vendin e parë dhe rrëmbimin e kupës.
Pas suksesit që atletja pati në Madrid, ku ajo arriti të marrë vendin e parë, në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë Wellness Fitness, ku paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë mënjanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës, Beqa synon një sukses të ngjashëm, ta ketë dhe në Kampionatin Botëror të Fitnessit, i cili do të mbahet në Kinë.
Megjithëse, jo rrallë herë i ka munguar përkrahja institucionale, atletja Getta Beqa nuk heziton aspak të promovoj vendin e saj në botë dhe në shtetet, të cilat ende se kanë njohur Kosovën, si në rastin e Spanjës ku me të marrë çmimin e parë, ajo ka ngritur flamurin e Kosovës në qendrën e Madridit. E po ashtu dhe në rastin e Kinës, ku ajo do të marrë pjesë në kampionatin Botëror të Fitnessit dhe do ta përfaqësoj Kosovën, në një shtet i cili nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit, nga vjen dhe vet atletja kosovare Getta Beqa.
Por për të qenë sa më në formë dhe e përgatitur për garat në Fitness, atletja Getta Beqa, gjatë këtij viti, përgatitjet i ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ndryshe vitin e kaluar, Getta Beqa, arriti të dalë e para në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja kosovare, të marrë edhe oferta të ndryshme, për të stërvitur sportistë anembanë globit.
Këto janë çmimet që atletja Getta Beqa i ka fituar gjatë vitit të kaluar:
World Champion , European Champion, World Wellness, Overall Wellness, Wellness Arnold Clasik Europe, Wellness Diamond Cup, Overall Diamond Cup. /Gazeta inFokus/

Të tjera
-
“Presim që presidentja të na jap alternativë”, Time Kadriaj para seancës së sotme
Sot, për të 15-në herë deputetët e Kosovës do të mblidhen në përpjekje për k...
-
Kurti nuk tregon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është përgjigjur nëse do të marrë pje...
-
Plu*mbi në ballkon dhe në mure, si u rrezikuan banorët mbrëmë nga dy sulmues te “Rruga B”
Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Çaushi” në Prishtinë është rapor...
-
Hamiti: Qeveria është punë që pret, duket se është qëndrimi i VV-së
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar kërkesën e vendeve...
-
Gjermania me rregulla të reja për emigrantët
Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga s...
-
Trump prek në Arabinë Saudite
Donald Trump ka zbarkuar në Arabinë Saudite për udhëtimin e parë të madh dipl...
-
Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën
Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej...
-
Sonte Eurovisioni – Rama e nis mëngjesin duke i uruar suksese Shkodrës Elektronike
Sonte nis Eurovisioni. Shqipërinë atje këtë vit e përfaqëson Shkodra Elekt...
-
Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri
Deri në orën 06:55 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4890 kuti vot...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur ...
-
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
OVL-UÇK ka njoftuar se ditën e sotme më 13 maj do të mbajë konferencë për med...
-
Vetura të dëmtuara e forca të shtuara të policisë, publikohen pamjet nga të shtënat me ar*më zja*rri gjatë natës te rruga B në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri raportohet se ka pasur mbrëmë në rrugën “Muharre...