Gërxhaliu: Mos vajtoni për ata që po ikin por pyetne veten çfarë po bëni që ata që janë në Kosovë të mbeten në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 11 January 2024
Viti i ri 2024 filloj me një lajm të pritur, lajm pozitiv por të vonuar që ka të bëjë me liberalizimin e vizave. Kjo ka qenë një ëndërr e kahmotshme që në Kosovë vërtetë ka ndiku në forma të ndryshme, ka qenë një mungesë e liberalizimit që ka goditur ekonominë e Kosovës, në aspektin politik e ka dëmtuar imazhin e Kosovës por në aspektin psikologjik dhe emocional ka qenë vërtetë një momentum ku shqiptarët apo kosovarët e kanë ndjerë veten të përjashtuar padrejtësisht.
Ajo çfarë është duke dominuar kohëve të fundit është debati rreth largimit të qytetarëve të Kosovës nga Kosova. Duhet të kuptohet që nga Kosova nuk tentojnë apo pretendojnë të largohen vetëm të papunët dhe skamnorët, janë duke ikur edhe familje që e kanë një stabilitet ekonomik dhe në këtë drejtim kjo duhet të jetë një brengë për institucionet që të bëjnë më tepër për ti motivuar të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës për të qëndruar në Kosovë dhe jo për ti numëruar sa ikin nga Kosova.
Janë shumë arsye pse ata po largohen do të thotë mungesa e stabilitetit politik është mungesë e një perspektive ekonomike, është një imazh i dëmtuar i Kosovës. Nëse në këtë kohë kemi ministra dhe politikanë të nivelit të lartë kosovar të cilët në një lloj forme çdo ditë futin frikë përmes paralajmërimeve për luftë, futin frikë dhe hezitim për të besuar në ardhmëri duke shpallur Kosovën si shtet të përkohshëm janë vërtetë dëme që po i bëhen Kosovës.
Nevojat për të kërkuar arsim më të mirë dhe sistem të shëndetësisë janë po ashtu një ndër arsyet. Mesazhi më i mirë për institucionet dhe sektorin privat është që të mos vajtojnë për ata që po ikin por të bëjnë më tepër që ata që janë në Kosovë të mbeten në Kosovë. Kam pritur që këto ditë qeveria apo kryeministri do të del me një konferencë për media për të paralajmëruar fillimin e zbatimit të ligjit për sigurinë shëndetësore, kam pritur që do të ketë një pako për të motivuar të rinjtë dhe bizneset, për të rritur pagat dhe për të krijuar stabilitet social. Kam menduar që do të ketë kampanja vetëdijësuese se Evropa nuk është ajo e viteve të 90-ta por është në masa të inflacionit dhe në një presion politik shkaku i ndodhive globale, prandaj definitivisht është obligim moral që të punohet në këtë drejtim. E drejta për të lëvizur është humane dhe njerëzore , e drejta për të gjetur për të jetuar aty ku është më mirë dhe ku e ndjen veten po ashtu është e drejtë humane dhe në këtë drejtim duhet të krijohen kushtet për të jetuar në Kosovë, për të mos e zbrazur Kosovën dhe jo për të vajtuar se sa e si po ikin nga Kosova.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...