Gërxhaliu: Investitorët e huaj po ikin nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 21 December 2021
Projektet e investitorëve të huaj në Kosovë, pa dyshim që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të një vendi.
Sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, është shumë e rëndësishme që Kosova t’u hapë rrugën dhe t’u japë hapësirë më shumë investimeve të huaja në energji të ripërtëritshme.
Në një diskutim për pakon e ringjalljes ekonomike të organizuar nga INDEP, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se është koha kur burokracia institucionale të eliminohet dhe të jemi sa më të vëmendshëm.
“Besoj që është koha kur duhet të eliminohet burokracia institucionale, t’i hapet mundësia e investimeve të huaja në energji të ripërtëritshme dhe në këtë drejtim duhet të jemi vigjilent”, deklaroi ai.
Sipas tij në krahasim me Kosovën, vendet e rajonit janë shumë agresive në tërheqjen e investitorëve të huaj qoftë në energji apo edhe në teknologji.
Ai gjithashtu potencoi edhe një rast konkret ku një investitori të energjisë së erës, për tre vjet e gjysmë nuk i është dhënë licenca për investimin në Kosovë ne vlerë prej 110 milionë eurosh.
“E kemi rastin ku i njëjti investitor në energji të erës pret tre vjet e gjysmë për një licencë për të filluar investimet ne vlerë prej 110 milion eurosh dhe në ndërkohë nga Maqedonia për një muaj e merr licencën dhe e nënshkruan kontratën për 240 milionë euro dhe 244 megavat energji elektrike nga panela solarë”, shtoi Gërxhaliu.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës konsideron se ka ardhur koha që të ndërmerren hapa konkretë në çështjen e ambientalizmit.
“Është koha kur Kosova duhet të ofrojë alternativa dhe fizibilitet të arsyeshëm, çka dëshiron dhe çka do të jetë prioritet. Nuk mbrohet ambientalizmi vetëm duke mbështetur organizatat të ndryshme joqeveritare, nuk mbrohet ambientalizmi vetëm në takime dhe konferenca por duhen hapa konkretë në këtë drejtim”, deklaroi njohësi i çështjeve ekonomike.
Krejt kjo u tha në një diskutim të mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID e i zbatuar në Kosovë nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...