Lajme

Gërvalla vizitë zyrtare në Monako, në fokus anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 23 January 2024

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka nisur një vizitë zyrtare në Monako ku do të zhvillojë takime me krerë të institucioneve më të larta shtetërore.

Siç bën të ditur zyra për media e saj, në fokus të kësaj vizite të Gërvallës në këtë shtet do të jetë anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gërvalla atje do të pritet në takim nga homologja e saj, Isabelle Berro-Amadeï, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Fabrice Notari dhe përfaqësues të tjerë.

-Advertisement-

“Vizita e Ministres Gërvalla në Monako është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”.

“Principata e Monakos ka mbështetur Kosovën në fushën e telekomunikimit, duke i mundësuar përdorimin e kodit telefonik, asistencë në instalimin dhe funksionalizimin e telefonisë mobile në Kosovë, në procesin e deritanishëm të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje në fushatën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA etj.“, theksohet në njoftimin për media të ministrisë së Jashme të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera