Lajme

Gërvalla thotë se Presidentja po sulmohet ende pa pasur një version fillestar të policisë rreth vrḁsjes në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 17 August 2024

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se personi qe u vra dje në Ferizaj është familjar i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.

Sipas Gërvallës, kjo është një fushatë e drejtuar drejt presidentes, teksa shtoi se as policia nuk ka një version fillestar për rastin.

“Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës. Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”, tha ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera