Lajme

Gërvalla takon ministrin gjerman të mbrojtjes, i kërkon rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 31 January 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me Ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorious, në prag të vizitës së tij në Kosovë.

Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të diskutimit në këtë takim.

“Në kuadër të këtij takimi, Ministrja Gërvalla e njoftoi ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

-Advertisement-

Gërvalla ka falënderuar Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it.

Në këtë drejtim thuhet se kryediplomatja kosovare ka kërkuar rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, duke krijuar mundësi për një të ardhme të sigurtë dhe prosperuese në rajon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera