Lajme

Gërvalla pas vendimit për targa: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 21 September 2021

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbisë, është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, raporton Express.

Sipas Gërvallës, tensioni i shkaktuar dje duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

Këto deklarata Gërvalla i ka bërë gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar, ka njoftuar MPJD’ja.

-Advertisement-

“Po ashtu në takim u diskutua për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Gërvalla sqaroi homologun e saj se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.Reklamë

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z.Anže Logar.

Duke qenë se Sllovenia mbanë kryesimin e radhës së Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës.

Së bashku diskutuan për raportet dypalëshe, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe folën për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve. Po ashtu në takim u diskutua për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Gërvalla sqaroi homologun e saj se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera