Gërvalla në Samitin për Demokraci e përmend vrasjen e babait të saj: Ish-agjenti që e bëri krenohet me këtë
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 30 March 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në panelin “Media and Freedom”, të Samitit të Demokracisë, ka folur për vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla, nga shërbimi sekret jugosllav, i dominuar nga Serbia.
Gërvalla tha se edhe në vitin 2022, në televizionin serb të kontrolluar nga qeveria, një ish-agjent, sipas saj, përgjegjës për planifikimin e atyre vrasjeve, krenohet për vrasjen e babait të saj dhe vrasjeve të tilla
“Ky është realiteti në Serbi, Evropë, në vitet 2022 dhe 2023 dhe është e rëndësishme ta njohim këtë realitet. E përmend këtë për të treguar se nuk është çështja tek fjalët e bukura apo tek qëllimet abstrakte, por kërcënimi për lirinë, demokracinë dhe mediat e lira është real”, është shprehur Gërvalla, njofton Klankosova.tv.
E para e MPJ-së tha se njëjtë si Putini sot në Ukrainë, në vitin 1999 ka bërë edhe Serbia kundër Kosovës, duke u përpjekur që popullatën shqiptare ta debojë nga vendi.
“Ministër serb i informacionit – pra i lajmeve të rreme dhe gënjeshtrave – gjatë periudhës së gjenocidit ishte Vuçiçi. Sot, Kosova është një vend i pavarur dhe ne jemi duke strehuar gazetarë ukrainas”.
“Iu ndihmuam të krijojnë një qendër të fuqishme të gazetarisë dhe në të njëjtën kohë një qendër të fuqishme për të luftuar lajmet e rreme që lidhen me Ukrainën dhe Rusinë. Pasi që kjo iniciativë u tregua e suksesshme, tani jemi duke strehuar edhe gazetarë afganë”, tha Gërvalla, transmeton Klankosova.tv.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...