Lajme

Gërvalla: Në Qeverinë tonë nuk do të ketë konsuj politikë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 25 May 2021

Qeveria Kurti nuk do të ketë konsuj politikë nëpër konsullatat jashtë Kosovës.

Kështu është shprehur, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa ka bërë të ditur se më së paku 50 për qind të ambasadorëve do të jenë ambasadorë të karrierës.

-Advertisement-

“Minimumi 50 për qind e ambasadorëve tanë do të jenë diplomante të karrierës, konsujë politike nuk do të ketë në Qeverinë tonë, nocioni konsuj politikë nuk është praktikë ndërkombëtare dhe nuk do të ketë të tillë .Ne më shumë me kujdes do të ndërtojmë akademinë diplomatike ku diplomantet tonë të karrierës do të përgatisë si diplomant serioz që do të përfaqësojnë vendin tonë. Diplomantet që do të dalin nga Ministria jonë pas disa muajsh do të jenë të jenë të përgatitur në një nivel krejtësisht tjetër”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla është duke raportuar para Komisionin për Punë të Jashtme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera