Gërvalla: Lajçak e ka fjalën për tërheqje të pjesshme të Serbisë nga letra e Bërnabiqit, kjo është e papranueshme
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 06 September 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë hap të ri të Serbisë në lidhje me tërheqjen nga letra e ish-kryeministres Ana Bërnabiq, që ia pati dërguar BE-së.
Gërvalla tha se beson që emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, fjalën e ka për një tërheqje të pjesshme të letrës së Bërnabiqit.
“Nuk kam ndonjë informacion për ndonjë hap të ri të Serbisë në lidhje me çfarëdo lloj dokumenti. Besoj që Lajçak, fjalën e ka për një tërheqje të pjesshme të letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila megjithatë nuk tërhiqet nga mosnjohja e sovranitetit dhe integritetit territorial e Kosovës, që për ne është qasje e papranueshme”.
“Përshtypja që të krijohet në këtë proces të ashtuquajtur të normalizimit të BE-së në raport me Kosovën dhe Serbinë është që sa më shumë që normalizohet pozita e serbëve të Kosovës, sa më tepër që ata janë të çliruar nga ndikimi i bandave kriminale në veri, tentojnë t’i kthehen jetës normale dhe të bëhen pjesë e shoqërisë, aq më shumë largohet Serbia nga ai normalizimi i ashtuquajtur dhe i synuar në Bruksel”, u shpreh Gërvalla.
Tutje shtoi, se palët kanë nevojë për një rishikim të të gjithë procesit të dialogut dhe se sipas saj, kanë nevojë që personat e rinj që vijnë në Bruksel dhe marrin detyrat, të kenë strategji të qartë se ku do të çojë procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi një marrëveshje në shkurtin e vitit të kaluar dhe marrëveshjen e arritur në Ohër dhe presim që të gjitha palët t’i përmbahen zotimeve të tyre, por sic e kemi parë deri më tani, Serbia është shumë larg, jo vetëm implementimit të marrëveshjes por nuk ka ditë që në mediat serbe nuk del një zyrtar serb dhe publikisht e hedh poshtë gjithë atë që është menduar se është arritur në Bruksel”, tha ajo.
Të tjera
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...