Lajme

Gërvalla: Kosova e hapur për zgjedhje të reja në katër komunat në veri

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 06 June 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se Kosova është e hapur për ndonjë mundësi të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore, por siç tha ajo, duhet të merren hapa të tjerë para kësaj.

Pas takimit me homologun çek, Jan Lipavsky, Gërvalla tha të martën se Kosovës i duhet një angazhim nga Serbia që ata të mos i kërcënojnë më serbët e Kosovës “për të mos marrë pjesë në zgjedhje”.

“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja na duhen hapa në mes”, është shprehur ajo, raportoi Reuters.

-Advertisement-

Ajo tha se Kosovës i duhet gjithashtu “një angazhim nga Serbia se ata nuk do t’i kërcënojnë më qytetarët serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje”, duke shtuar se njerëzit nuk duhet ta ndjejnë kërcënimin e dhunës nga turma.

Përforcimet për forcën paqeruajtëse të NATO-s filluan të mbërrijnë në Kosovë këtë javë pas trazirave.

Sipas Reuters, Kosova shpalli pavarësinë e njohur ndërkombëtarisht nga Serbia në vitin 2008, megjithëse u refuzua nga Beogradi. Serbët në veri të Kosovës po kërkojnë autonomi për rajonin e tyre sipas një marrëveshjeje të vitit 2013 që nuk është zbatuar.

Javën e kaluar, një ndihmës i Presidentit Joe Biden foli me kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke e shtyrë Serbinë t’i tërheqë forcat e armatosura të stacionuara pranë kufirit dhe duke u kërkuar protestuesve të qëndrojnë paqësorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera