Gërvalla: Jam nënshtetase kosovare e jo e Gjermanisë, udhëtoj me dokumente të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 07 May 2021
Deklarimi i Ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ndaj sulmeve kundrejt Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nxiti reagimin e deputetëve të opozitës.
Ishte deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila shkroi në Facebook se është normale që ambasadori gjerman të mbrojë Gërvallën pasiqë kjo e fundit, sipas Shoshit, ka nënshtetësi të Gjermanisë.
“Normal që i del në mbrojtje Ambasadori Gjerman qytetares së Gjermanise – sepse atë detyrë e ka. Çështja është – kush po u del në mbrojtje qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Musliu-Shoshi, përcjellë Reporteri.net.
Por në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, ministrja Gërvalla ka treguar se ajo nuk mbanë nënshtetësi të Gjermanisë.
“Për arsyet që ju i keni theksuar, pra për shkak se marrja e nënshtetësisë gjermane nënkupton heqjen dorë nga nënshtetësia e Republikës së Kosovës, unë asnjëherë nuk kam parashtruar kërkesë për marrjen e nënshtetësisë gjermane. Jam nënshtetase e Kosovës që nga fillimi, por me pasaportë e pajisur që nga fillimet e UNMIK-ut”, ka thënë Gërvalla për Reporteri.net.
Ministrja Gërvalla, që ditëve të fundit ishte cak i kritikave të ashpra nga opozita, ka shtuar se që nga vitet 80-ta posedon nënshtetësi të Shqipërisë, të cilën nuk e ka ripërtri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Por ajo thotë se të gjitha udhëtimet i bën me dokumente të udhëtimit të Kosovës.
“Njëkohësisht jam nënshtetase e Republikës së Shqipërisë që nga vitet e 80-ta. Pasaportën e Shqipërisë nuk e kam ripërtërirë më asnjëherë që nga Pavarësia formale e Kosovës. Me pak fjalë, jam nënshtetase e Republikës së Kosovës dhe qarkulloj me dokumentet e udhëtimit të kësaj Republike dhe me leje qendrimi gjermane. Të gjitha këto fakte nuk po i bëj të ditur për herë të pare”, ka thënë Gërvalla për Reporteri.net.
Kujtojmë që ditëve të fundit Ministrja Gërvalla është sulmuar nga partitë opozitare për shkak të deklarimeve të saj rreth ish-krerëve të UÇK-së.
Madje PDK tashmë i ka kërkuar dorëheqjen ministers së Punëve të Jashtme nga posti i kryediplomates.
E këto sulme ambasadori gjerman i cilësoi si personale e të papranueshme.
Të tjera
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...