Lajme

Gërvalla i reagon ashpër Hysenit: Zoti t‘marroftë

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 22 November 2022

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla i ka reaguar ish-ministrit të jashtëm, Skender Hyseni, pasi ky I fundit tha se deklarimet e presidentes Vjosa Osmani për qasjen e Borrellit po i përngjajnë me ato të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.

Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook i tha Hysenit ‘Zoti t‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!’.

Tutje, Gërvalla tha se kjo është fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.

-Advertisement-

“Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.

Zoti t ‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!“

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera