Lajme

Gërvalla i bën thirrje diaporës të marrin pjesë sa më shumë në aktivitetet e “Faleminderit Mërgatë”

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 30 July 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka falënderuar diasporën për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet “Faleminderit Mërgatë”, që nga ora 10:00 e mëngjesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se i mirëpresin të gjithë.

“Ejani dhe bëhuni pjesë e shumë aktiviteteve rekreative, promovuese dhe informuese, ku mund të shijoni ushqimet tona tradicionale dhe të regjistroheni në platformën e-diaspora”.

-Advertisement-

“Festa do të vazhdojë deri në orën 18:00, kur do të nisë koncerti me artistë nga Kosova dhe mërgata jonë. Mos e humbisni këtë ditë të veçantë plot energji pozitive”, ka thënë Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera