Lajme

Gërvalla “harron” dështimet: Liberalizimi i vizave u bë realitet si rezultat i luftës ndaj korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 28 December 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në konferencën e shtatë të Ambasadorëve, duke përmendur si sukses dhe duke marrë meritat për liberalizimin e vizave.

Sipas saj, në vitet e fundit Kosova ka treguar përkushtim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që u vlerësuar nga ndërkombëtarët dhe u vendos që një progres i tillë të shpërblehej me heqjen të regjimit të vizave.

“Dëshiroj të nis me një moment që për shumë vite ishte ëndërr për qytetarët. Ky synim ishte simbol i asaj që donim të ishim. Një vend i lirë dhe i lidhur ngushtë me Evropën. Sot kjo ëndërr u bë realitet. Diçka e tillë s’ndodh vetvetiu. Ky sukses është rezultat i përkushtimit të Kosovës për të ndërtuar shtet ligjor dhe për të luftuar korrupsionin. Në vitet e fundit kemi ndërmarrë reforma të thella që kanë rritur transparencën forcuar pavarësinë e institucioneve. Lufta kundër korrupsionit ka sjellë rezultate konkrete duke treguar se askush s’është mbi ligjin. Partnerët tanë evropianë e njohën këtë progres dhe sot qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm”, ka thënë Gërvalla.

-Advertisement-

Kryediplomatja tutje ka përmendur edhe fuqizimin e pasaportës së Kosovës. Kosova për 4 vjet të Qeverisë Kurti s’ka marrë asnjë njohje të re dhe ka dështuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera