Lajme

Gërvalla e prezanton Kosovën në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 07 April 2022

Në takimin e parë të këtij viti, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, do të informojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar Qëndresa Fazliu nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

-Advertisement-

“Ju konfirmojmë se zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla- Schwarz, do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit, që do të mbahet me datë 20 prill 2022“, ka thënë ajo.

Kujtojmë që këtë muaj, Këshillin e Sigurimit e drejton Mbretëria e Bashkuar./FrontOnline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera