Lajme

​Gërvalla e McKay diskutojnë për sigurinë dhe forcimin e partneritetit

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 29 May 2024

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit mes dy shteteve në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës ishin temat kryesore në takimin që zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bashkë me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila patën me John McKay, Kryetar i Komisionit të Përhershëm për Mbrojtje Kombëtare në Parlamentin e Kanadasë, në kuadër të vizitës zyrtare në Kanada.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se avancimi i statusit të Republikës së Kosovës në anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përgatitja dhe profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës, i arritur si rezultat i bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s dhe sipas standarteve të tyre ushtarake, ishin po ashtu pjesë e diskutimit mes Ministres Gërvalla dhe deputetit federal, John McKay.

“Krahas aspekteve të mbrojtjes dhe sigurisë, gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi kryetarin McKay rreth progresit të arritur nga Republika e Kosovës në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera