Sport

Gerrard i thotë këto fjalë për Grezdën (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 09 November 2018

Pas ndeshjes së javës së kaluar, ku e nisi si titullar me Rangers ndaj Mirren dhe luajti 55 minuta, Eros Grezda do të ketë një tjetër mundësi këtë javë. Dy mungesa të sigurta për Rangers ndaj Motherwell, i krijojnë mundësi futbollistit shqiptar që të jetë titullar të dielën me skuadrën e tij.

Për këtë arsye, gjatë ditës së sotme, trajneri i skuadrës së Rangers, Steven Gerrard, e ka pasur në krahë Eros Grezdën në konferencën e zakonshme për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Grezda u shpreh se kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë për atë.

“Unë e pres me padurim këtë ndeshje. Tani do të luajë në vend të Rayan Kent dhe Daniel Candeias, që mungojnë. Është vërtetë një ndeshje e madhe për ne dhe për mua dhe shpresoj të fitojmë në këtë takim”, tha 23-vjeçari.

-Advertisement-

Me të njëjtin padurim e pret dhe Steven Gerrard ndeshjen e së dielës, për të parë Eros Grezdën në fushën e lojës. Kështu ka deklaruar trajneri i Rangers gjatë ditës së sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve skocez.

“Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin ofensiv, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda. Ky është shansi i tij për të impresionuar dhe ta fitojë fanellën e Rangersit”, është shprehur Gerrard.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera