Lajme

Gentiana Begolli zgjidhet kryetare e AGK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 31 July 2018

Gazetarja e RTK-së Gentiana Begolli është zgjedhur kryetare e re e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Ajo ka fituar në garën përballë dy kundërkandidatëve Fitim Gashi nga gazeta Koha Ditore dhe Alban Selimi nga RTK.

Begolli ka marr gjithsej 97 vota, ndërsa dy kandidatët tjerë për kryetar, Alban Selimi 77 vota dhe Fitim Gashi 63 vota.

-Advertisement-

Ndërsa anëtarë të rinj të bordit të AGK-së janë: Leonora Dalipi me 110 vota, Ardiana Thaçi me 90 vota, Arsim Halili me 75 vota, Elvira Berisha me 58 vota, Dardan Hoti me 57 vota, Mentor Gjergjaj me 48 vota, Besiana Krasniqi me 43 vota si dhe Mentor Buzhala 40 vota. Ndërsa Besarta Maliqi, Beadin Syla dhe Pleurat Salihu nuk kanë mundur t’i marrin votat e nevojshme për të hyrë në bord të AGK-së.

Të regjistruar si pjesëmarrës në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të AGK-së ishin 277 anëtarë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 239 anëtarë, ku 237 fletëvotime ishin të vlefshme, ndërsa 2 fletëvotime ishin të pavlefshme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera