Rozë

Gemma Collins u rrah brutalisht nga ish i dashuri

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 18 September 2017

Gemma Collins ka zbuluar se ajo u sulmua brutalisht nga i dashuri i saj në vitin 2014, dhe thotë se incidenti i tmerrshëm e ka lënë të pafuqishme.

Ish i dashuri i 36-vjeçares, të cilit nuk i është publikuar emri, thuhet se e ka rrahur atë dhe e ka rrëzuar në dyshme, e ka shkelmuar vazhdimisht në shpinë dhe e ka mbyllur në banesën e saj, transmeton Klan Kosova.

Duke folur në një intervistë me gazetën The Sun, ajo tha: “Unë u rraha me të vërtetë keq. Kam qenë e pafuqishme”.

-Advertisement-

“Ai filloi të më rrihte dhe të më shtrinte vazhdimisht në dysheme duke më shkelmuar në pjesën e poshtme të shpinës, të cilën ai e di se kam pasur pjesë të thyera”.

“Kur më rrahu mjaftueshëm, atëherë ai u ndal. Më mbylli në banesën time, dhe filloi të më shkelmonte sërish, më goditi, më goditi – pastaj hyri në dhomën e gjumit dhe filloi të shkatërronte gjithçka”.

Edhe pse Gemma arriti të shpetojë duke u “zvarritur” shkallëve, ajo nuk e vazhdoi më tej çështjen.

“Duhej të kisha ngritur akuzë, por unë isha në dashuri me atë person”, shtoi më tej Gemma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera