Geci për Jakup Krasniqin: Ka përshëndet me grusht, qashtu qysh është apet e du
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 22 October 2024
Fadil Geci tha se ka shumë respekt për Jakup Krasniqin por që kanë pasur ideologji të ndryshme e që tashmë i akuzuari përshëndeste edhe me grusht.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Jakupit përmes avokati Aiden Ellis, dëshmitari tha se sërish e donë të akuzuarin ashtu siç është.
“Shumë kam respekt. Unë e kam dasht Jakupin, por ka pasur bindje tjetër dhe me grusht ka përshëndet. E ka pas mendimin. Ideologji e ka, ideologji edhe nuk mun ja hjek, qashtu iu ka shpërla tru… Qashtu u kanë i mirë, qysh osht apet e du”, tha Geci, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Megjithatë, Geci tha se mendon që Jakup Krasniqi për vëllezërit Geci ka shkruar gabim. Ai tha se nuk ka biseduar më Krasniqin për arsyet e largimit të tij nga LDK-ja.
Dëshmitari tha se Krasniqi ka qenë në një organizatë marksiste-leniniste e cila ka qenë më pas e konvertuar në LPK e në organizata të tjera që për rrjedhojë kanë pasur përshëndetjen me grusht.
“Me metoda marksiste-leniniste është vepru. Me t’i vra shokët. M’u kanë vra gjashtë shokë në Drenicë, mu kanë vra mu. Nuk me lanë me fol hiç. Njerëz më të mirë të mundshëm mu kanë vra. Haki Imeri është vra, Xhafer Behrami është vra, u qëllu Bahtir Kastrati, një burrë i fortë i asaj ane. Ismet Rrahmani është vra”, tha dëshmitari.
Tutje, dëshmitari iu drejtua të akuzuarit duke i thënë se nuk është dashur që të dal kundër familjes së tij.
“Nuk është dashtë Jakupi kundër Vëllezërve Geci. Pse bre Jakup këshu me ba? Pse kundër vëllezërve Geci që të kanë neru shumë e të kanë respektu shumë e kanë ba për ty shumë? Pse me shkur aty çka nuk është në histori e me shkru? Ti e din që ato tubime i ka organizu LDK-ja dhe UÇK-ja. Ka mujtë me dal veç në Llaushë, aty ku e kanë organizu vëllezërit Geci me krejt Llaushën edhe Prekazin e jo në Qirez e Likoshan! Ke ba gabim Jakup”, tha dëshmitari.
Dëshmitari u betua me jetë se çfarë është duke thënë është fakt. Kjo deklaratë e tij erdhi pasi avokati Ellis tha se janë të interesuar për fakte dhe jo për deklarata politike.
Në kundërpyetjet e Mishetiq, dëshmitari tha se Gani Geci është një shpirt i pastër dhe si rrjedhojë avokati ia prezantoi atij një video ku shihej që në një takim të LDK-së, ku Gani Geci ishte përfshirë në një incident.
“E ka shpirtin ma të pastër çka janë kanë mrena qaty, këtu u kanë publike. Ka reagu paq e pastër për me ruajt diçka. Mos shkatërroni iu ka thanë. Njerëzit që kanë dashtë me shkatërru dihet tash e ai person që e ka shkatërru LDK-në në këtë formë është Fatmir Sejdiu që do të merr përgjegjësi historike se ka pas marrëveshje me këta për me ardh vetë e me u ba kryetar e me i marrë përsipër të gjitha dhe ka shkatërru LDK në marrëveshje me Hashim Thaçin dhe i kanë bë bizneset ku me shku e çka me ba”, tha Geci.
Ai shtoi se personi tjetër që ka dashur që të shkatërroj LDK-në ishte edhe Sabri Hamiti.
Ndërsa, Mishetiq i prezantoi dëshmitarit një dokument tjetër ku tregonte se Fadil Geci ishte përfshirë në një përleshje fizike me Gani Kocin.
“Jam shty me Gani Kocin dhe i kam thanë se me ka thanë ‘kena me ju vra tanve’. Bon vaki ia kom hi edhe ma shumë. Unë nuk kom kajt, ai ka kajtë. Unë nuk kam kajtë”, tha Geci.
Me kaq përfunduan pyetjet e Mishetiq për këtë dëshmitar. Ndërsa, mbrojtja e Selimit he Rexhepit nuk patën pyetje.
Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është njoftuar të fillo...
-
Skandali me pasaportat, Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publiki...
-
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier
Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbr...
-
Azemi i LDK-së: Po punojmë çdo ditë me LDK-në që ndryshimin ta sjellim me Rrugën e Re më 9 shkurt
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka treguar se me anëtarë të degës së LDK-së...
-
Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë këtë mbrëmje, më 25 tetor, në Akademinë P...
-
Reagon bashkëshortja e Agonis Tetajt: Fëmijët do të rriten me zhgënjim për sistemin që liroi vrạsësin e babait të tyre
Të enjten është liruar nga burgu, Shaban Gogaj, i cili më 9 tetor u dënua me ...
-
Abdixhiku: Deçani e di se zgjidhjet e drejta i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës
Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, ...
-
Ushtarët finlandezë të KFOR-it me operacion kundër mjeteve shpërthyese në veri
KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë p...
-
Dokumentet “e zhdukura”/ Gërvalla: Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, reagoi sot pas...
-
Gjakovë: Pesë të mitur sụlmojnë bashkëmoshatarin e tyre
Pesë të mitur dyshohen se kanë sulmuar një bashkëmoshatar të tyre, sot në Gja...
-
Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojn...
-
Muharremi: Në rastin e Kosovës kur thuhet ka rritje 3.8% kjo nënkupton rreth 395 milionë rritje për një vit
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane ka treguar se cfarë nënkupt...