Lajme

Geci: Adem Jashari kurrë s’ka folë për fe, as s’është falë e as s’ka agjëru – kemi pi birra pas një aksioni

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 30 November 2023

Ish-komandanti dhe një prej anëtarëve kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me raportin që kryekomandanti Adem Jashari e kishte me fenë.

Geci tha se nuk e ka dëgjuar atë kurrë duke folur për çështje fetare. Ai tha se Adem Jashari as nuk ka bërë namaz, e as nuk ka agjëruar.
“Kurrë në jetën tem nuk e kam dëgju Adem Jasharin duke folë për fe. Kurrë në jetën tem. Ndoshta ka pasë ndonjë bindje fetare, por po të betohem kurrë në jetën tem nuk e kam dëgju duke folë për fe. [Vetëm] për luftën, për organizimin..”, tha Geci.

“Baci Shaban u falë. Këtë e kam pa vetë. Në jetë tem as Hamzën, as Ademin s’i kam pa tu u falë, as tu agjëru”, shtoi ai.

-Advertisement-

Si njëri prej bashkëluftëtarëve të Adem Jasharit, Sabit Geci tregon se si pas një aksioni kundër forcave serbe në vitin 1989 kishin pirë birra.

“Birra kemi pi bashkë. Kam edhe fotografi tu pi birra bashkë pasi që e kemi kry një aksion në ’89-ën. E përfundum një aksion unë, Jakup Nura, Sahit Jashari – kurrë s’e kam bë publike – edhe komandanti legjendar. Edhe shkuam u tubuam – kemi qenë nja 10-15 vetë – kemi pi nganjë birrë aty në Drenicë”, tha Geci të mërkurën në Kanal 10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera