Lajme

Gecaj: Veseli nga “grykësia” për të marr pushtetin, tani po e humb

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 04 August 2017

Bajram Gecaj, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherit këshilltar i Kryeministrit në  largim, ka thënë se mosardhja në Kuvend e Kadri Veselit  tregon për limitet e dëshpërimit të tij, i cili sipas Gecajt nga “grykësia” për të marrë pushtetin, tani po e humb.

Postimi i plotë në facebook:

SEJMENI I HARADINAJT

-Advertisement-

”Mesazh i qartë prej një burrështetasi të vërtetë për bllokuesit dhe dhunuesit e shtetit. Hajde tash tregojeni veten!” Kështu e sheh gjestin e shefit të tij Blerand Stavileci.

Kjo vërtetë më së shumti provon frikën deri në limitet e dëshpërimit të plotë të Kadri Veselit, i cili nga grykësia për të marrë kontrollin e plotë të pushtetit tani atë po e humb të tërin, duke shpresuar kështu se me zvarritje rreth tortës qeveritare do të mund të mbetej së paku sejmen i Ramush Haradinajt.

Ky koment i Gecajt vjen pas një postimi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilici i cili një ditë më parë Veselin e quajti burrështetas të vërtetë për bllokuesit dhe dhunuesit e shtetit./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera