Lajme

Gecaj i quan ‘kuaj të Trojës’ dhe imbecilë Osmanin, Avdylin dhe të tjerët që u larguan nga LDK

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 27 January 2021

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka quajtur ‘kuaj të Trojës’ dhe imbecilë Vjosa Osmanin, Haxhi Avdylin dhe të tjerët që u larguan së fundmi nga kjo parti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gecaj ka thënë se ata dështuan ta marrin kalanë nga brenda dhe tani shpresojnë se me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë.

“Kuajt e Trojës” të cilët dështuan ta marrin kalanë nga brenda, tani shpresojnë se, me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë … imbecilë!”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së Haxhi Avdylit, i cili u shpreh i bindur se me zgjedhjet e 14 shkurtit do të vuloset rënia e Isa Mustafës.

Postimi i plotë:

“Kuajt e Trojës” të cilët dështuan ta marrin kalanë nga brenda, tani shpresojnë se, me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë … imbecilë!

Posted by Bajram Gecaj on Wednesday, January 27, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera