Gazzetta dello Sport: Strakosha është gati për Buffonin
Autori: Gazeta inFokus
16:43 | 12 October 2017
E përditshmja italiane, La Gazzeta dello Sport i ka kushtuar një shkrim portierit të Lazios, Thomas Strakosha në prag të ndeshjes kundër Juventusit këtë të shtunë.
“Në shtëpinë e idhullit të tij, Thomas Strakosha nuk mund të mos emocionohet kur të takojë Gigi Buffonin, i cili është shembull për të, së bashku me gjermanin Neuer, për interpretimin e rolit të portierit”, nis shkrimi i të përditshmes sportive italiane.
Kjo nuk do të jetë kjo përballja e parë e 22-vjeçarit shqiptar me Juventusin, por do të jetë e para në kampionatin italian. Strakosha ka marrë komplimentat e Buffonit pas ndeshjes Itali-Shqipëri të 24 marsit, kur debutoi në portën e kombëtares kuqezi. Ndërsa në 13 gusht e la pa fjalë Buffonin kur me Lazion fitoi Superkupën e Italisë ndaj bardhezinjve, vazhdon tutje shkrimi.
Gazeta thekson se Thomas Strakosha është një “portier i hekurt”, pasi është i vetmi nga lojtarët e Lazios që nuk ka munguar asnjë minutë në 10 ndeshjet zyrtare të këtij sezoni. Sipas saj, trajneri Inzaghi nuk ka pasur dyshime për t’ia besuar portën Strakoshës, pasi e njeh që nga Primavera dhe i vlerëson aftësinë për t’u përqendruar.
Në fund, “Gazzetta dello Sport” nënvizon se shumë të vlefshme për Thomas Strakoshën kanë qenë edhe këshillat e Foto Strakoshës, babait të tij, i cili ka qenë kapiten i kombëtares shqiptare.
“Strakosha është përgatitur për të bërë një paraqitje të mirë në shtëpinë e Buffonit. Ka si objektiv përsëritjen e suksesit të Superkupës dhe arritjes së zonës Champions me Lazion e tij”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































