Gazmend Syla kujton rrugën e para 23 viteve për në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 23 October 2022
Kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Pejë, Gazmend Syla, ka kujtuar rrugën e para 23 viteve që u duhej të shkonin të merrnin armë, në Shqipëri, shkruan Gazeta Infokus.
Syla përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo rrugë nuk harrohet kurrë e të cilën e ka shpjeguar me detaje se si ka ndodhur.
“Rruga nga Shqipëria që nuk harrohet kurrë. U nisem për Shqipëri me shku me marrë armë. Vëllezërit Lleshi, Sokoli, Sejdi Rama e do burra të dheut na prinin. Mbërrim atje në dimër 98/99. Lahia kishte shku ma herët me Alush Agushin (Malen) nëse nuk gaboj. Lahia kishte shku për arsye shëndetësore për një intervenim kirurgjik. Deri sa të vinin armët në Vlahen të Hasit na thanë, kush doni me shku në Tiranë shkoni se duhet me prit nja ni javë. U nisem shkum ni grup, Xhevdet Brahimaj e Sahit Brahimaj e do shokë të tjerë. Ne të tre e takuam Lahiun, ai e kishte kry intervenimin, e ishte i angazhuar nëpër Tiranë me i marrë do gjana ushtarake që e kishte porosit komandant Ramushi (radiolidhje, e gjëra tjera). Fjetëm nja 2-3 natë atje, erdh koha u nisëm për Vlahen”, ka kutjaur Syla.
Po ashtu ai ka shtuar se pas gjithë vështirësive autobusi të cilën jau kanë huazuar një qytetari i ka ndihmuar që të shkojnë në destinacionin e tyre.
“Çka ndodhi? Lahia hyri në shtëpinë e njërit në fshat që e kishte një autobus aty. Nuk kishte rrymë, dul dikush me një qiri a llambë, pritoi me na dhanë, tha jam veq shofer, autobusi është i firmës, Lahia i tregoj situatën, lëshoi pe. Hypni burra – na u tha. Të gjithë u futëm aty, ishte afërsisht gjysma e natës. U nisëm, Lahia voziti gjysmen e rrugës , pastaj Sokoli që me gjasë asnjëherë nuk kishite vozit autobus. Provonte Sokoli e nuk dinte mirë, i thojke Lahia qou se nuk po din Nëpër Bishtazhin e deri në hyrje të Gjakovës, çudi që edhe makinë të armikut kemi taku edhe veq kan mendu që jemi serb a diçka se të gjallë na me kalu me autobus asaj rruge jo. Megjithatë arritëm në Kralan, aty ishin forcat tona të UÇK-së, të gatshëm e duke menduar se ishte zhurmë e tanksit. Mezi ram në kontakt në radiolidhje me ta që me na liru rrugën. Te shkolla e Kralanit ishte destinacioni i fundit”, ka shkruar tutje Syla./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Të tjera
-
Në prag të festës së Fitër Bajramit, Haradinaj uron besimtarët myslimanë
Në prag të festës së Fitër Bajrami, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka përc...
-
Edhe komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka uruar Festë e Fitër Bajramit. Në p...
-
Begaj uron shqiptarët myslimanë për Fitër Bajram
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslim...
-
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve
Një fabrikë që paguan 1000 euro në muaj për rrymë do të paguajë 1150 euro në ...
-
Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mi...
-
“Paqja ka mbaruar”, ministri danez i përgjigjet zëvendës presidentit të Amerikës
Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen me anë të një reagimi pas fjalë...
-
Tejkaloi kolonën, shoferit në Ferizaj i pezullohet leja për 3 muaj dhe gjobitet me 200 euro
Një shofer në Ferizaj është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe pezull...
-
Garda Grenadier e ushtrisë britanike parakalon në sheshet e Prishtinës
Garda Grenadier e ushtrisë britanike ka parakaluar në sheshet e kryeqytetit. ...
-
Një i lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit te “Qafa”
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në...
-
“Qeveri satelit i Serbisë”, Haradinaj kritikon ashpër qeverinë për çmimin e rrymës e shtesat e policisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reag...
-
Dyshohet për shpëṛthimin e një bombole gazi te “Qafa” në Prishtinë
Dyshohet se një bombolë gazi ka shpërthyer te “Qafa” në Prishtinë. Lajmin ...
-
Haradinaj kujton dëshmorin e kombit, Bujar Shala
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin e kombit, Bujar Shal...