Gazetarja nga Brukseli: BE godet Serbinë, e ndëshkon sepse s’i vuri sanksione Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 07 October 2022
Në lidhje direkte për emisionin “Ballkan” për ABC News, gazetarja Erisa Zykaj ka informuar, se një nga rrjedhojat e paketës së tetë të sanksioneve të Bashkimi Europian kundër Rusisë ka të bëje edhe me “ndëshkimin” e Serbisë për mosrreshtimin, apo mospërafrimin e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
“Serbia praktikisht është penalizuar. Serbia është ndëshkuar nga Bashkimi Europian me ndërprerjen e furnizimit me naftë dhe produkteve të papërnuara të naftës ruse për shkak të mosaprovimit të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë lidhur me luftën/ agresionin e saj në Ukrainë”, është shprehur Zykaj.
Kjo, pasi ajo që ka ndodhur në gjirin e Këshillit të ministrave tê BE-së është kjo: “Disa shtete anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë dashur më të mbështesin një derogacion (përjashtim) për importin e naftës ruse drejt vendeve të treta si Serbia. Ato e kanë kundërshtaur këtë derogacion (përjashtim) me argumentimin se Serbia nuk ka aprovuar sanksionet e BE-sër kundër Rusisë dhe nuk është rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Si rrjedhim, sipas paketës së tetë të sanksioneve të BE-së, Serbia nuk do të mund të furnizohet më me naftë bruto ruse nisur nga dhjetori 2022.
Në vendimin unanim të shteteve anëtare të Bashkimit Europian lidhur me paketën e tetë të sanksioneve, ndalohet ofrimi i transportit detar drejt vendeve të treta i naftës bruto duke filluar nga dhjetori 2022 si dhe i produkteve të paperpunuara te naftës, duke filluar nga shkurti i 2023 me origjinë nga Rusia ose që eksportohen nga ky vend. Lidhur me trasportin detar ndalohet gjithashtu ofrimi i asistencës teknike, shërbimeve të ndërmjetësimit, financimit ose asistencës financiare. Elementi i ri, është se me heqjen e përjashtimit të deritanishëm, në këtë paketë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë bruto apo të papërpunuar nga Rusia.
Nga ana tjetër, vendimi tregon, se Bashkimi Europian po punon për të vendosur unanimisht një kufi të çmimit të naftës që importohet nga Rusia. Në vendimin e Këshillit të ministrave artikulohet, se ndalimi i ri për anijet e BE-së për të ofruar transport detar për produkte të tilla drejt vendeve të treta do të zbatohet kur të arrihet unanimiteti për kufirin e çmimit tavan të naftës.
“Kufiri i çmimit do të ulë në mënyrë drastike të ardhurat që Rusia fiton nga nafta pasi lufta e saj e paligjshme kundër Ukrainës ka fryrë çmimet globale të energjisë. Kufiri i çmimit të naftës mund të shërbejë gjithashtu për të stabilizuar çmimet globale të energjisë”. thuhet në vendimin e Këshillit të ministrave. /Abcnews.al/
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...